Izrael/ Shpërthyen tri autobusët e parkuar në Tel Aviv, Netanyahu urdhëron operacion ushtarak

Izrael/ Shpërthyen tri autobusët e parkuar në Tel Aviv, Netanyahu urdhëron operacion ushtarak

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi ditën e djeshme një operacion intensiv kundër vatrave terroriste në Bregun Perëndimor, pas shpërthimit të tri autobusëve të parkuar në Tel Aviv, të enjtet.

Netanyahu zhvilloi dje një mbledhje urgjente me kabinetin e tij qeveritar, dhe urdhëroi ushtrinë të kryente një operacion intensiv ndaj qendrave të terrorizmit në Jude dhe në Samari.

Policia izraelite ka njoftuar se është parandaluar shpërthimi i dy mjeteve të tjera, dhe se nga këto sulme nuk ka persona të plagosur.

LEXO EDHE:

Back to top button