Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon takim me qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali
Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon takim me qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali

Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon takim me qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali. Teksa kërkoi mbështetjen e tyre për PD në zgjedhjet e 11 Majit, Berisha një ditë më parë bëri paralajmërime të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Kryedemokrati tha se me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj ka rënë Tirana, siç do të bjerë edhe qeveria. Berisha akuzoi kryeministrin se ka bërë çdo përpjekje për të ndaluar rikthimin e demokratëve në qeveri, ndërsa solli në vëmendje edhe deklaratat e nënpresidentit të SHBA, JD Vance.
“Kur bie kryeqyteti, diktatura është e pashpresë. Ra Tripoli, iku Gadafi. Ra Damasku, iku Asadi. Ra Tirana, do ikë Edi Rama, do thejë qafën Edi Rama. PD angazhohet për një transformim rrënjësor, të shpejtë, me rritjen 25% të rrogës minimale, me vendosjen e rrogës mesatare 1200 euro. Shqipëria të bëhet një epiqendër e rëndësishme e Hi-Tech në rajon dhe më gjerë, e kriptomonedhave, e inteligjencës artificiale”, tha Sali Berisha, kryetar i PD-së .