Avdyl Salihu merr çmimin “menaxher i vitit 2024” në boksin profesionist

“Pro Boxing Macedonia” e cila është anëtare e “EBU”-së dhe “WBC”-ës, ka përzgjedhur për menaxher të vitit 2024, Avdyl Salihu, i cili në vitin që e lëmë pas, ka shkëlqyer me boksierët e tij, madje duke arkëtuar disa tituj. Maqedonisë së Veriut, i solli dy tituj internacional “UBO” e “UBF” me boksierin Mersim Zeqirin, si dhe Aleksander Kallashin, poashtu fitoi tituj të vlefshëm. Suksesi i boksierëve ndihmuan Salihun, në përzgjedhjen më të lehtë.
Cekim se Dyli ka realizuar vitin e kaluar një spektakël të madh ne Garana të Kërçovës, ndërkohe që ka qenë aktiv edhe në ndërmjetimet e ndeshjeve, duke përfunduar vitin me çmimin “Matchmaker” në 27 spektakle në të gjithë Evropën.
“Falënderojë ‘Pro Boxing Macedonia’ që më zgjodhi si ‘Menaxher i vitit’ dhe kjo është shpërblimi im i tretë në 5 vitet e fundit. E gjithë kjo dëshmon për punën profesionale dhe të madhe që jemi duke e bërë gjatë vitit dhe besoj shumë që edhe në të ardhmen do kemi shpërblime të tilla. Gjithashtu falënderojë edhe të gjithë bashkëpunëtorët, si dhe boksierët që treguan suksese në ring”, tha mes tjerash Salihu.