Turisti gjobitet me 500 euro pasi u fut në Fontanën e Trevit në Romë, i ndalohet përgjithmonë vizita

Turisti gjobitet me 500 euro pasi u fut në Fontanën e Trevit në Romë, i ndalohet përgjithmonë vizita

Siç raporton CNN, të tre turistët u ndaluan të dielën mbrëma nga policia.

Derisa po kalonin nga shatërvani i famshëm Trevi në qendër të Romës, ku veçse kishte turistë të shumtë, dhe policia po i largonte nga zona, të dehur, njëri nga ta, një 30-vjeçar shkoi dhe u hodh aty, derisa po e ndiqnin policia.

“Alkooli ishte padyshim i përfshirë,” tha një zëdhënës i policisë.

Ai u gjobit me 500 euro (rreth 524 dollarë) dhe iu ndalua përgjithmonë të vizitojë Monumentin barok.

Shatërvani i Trevit, i ndërtuar në vitin 1762 si gryka e një ujësjellësi, iu nënshtrua një pastrimi prej 330,000 dollarësh në vitin 2024, gjatë të cilit u kullua në mënyrë që punëtorët të mund të riparonin mermerin e copëtuar nga miliona monedha të hedhura në ujë çdo vit

LEXO EDHE:

Back to top button