Lionel Mesi: Kalova 2 vite në Paris, që nuk më pëlqyen

Lionel Messi po i afrohet fundit të karrierës së tij futbollistike. “La Pulga”, i cili është pjesë e Inter Miamit së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona, do të tentoj të fitojë titullin pas dy përpjekjeve të pasuksesshme
Messi, po ashtu foli për largimin e tij nga Barcelona dhe transferimi drejt PSZH-së.
“Më duhej të largohesha nga Barcelona dhe kalova 2 vite në Paris që nuk më pëlqyen. Nuk isha i lumtur në baza ditore, me lojëra, stërvitje, ishte e vështirë për mua të përshtatesha”, u shpreh Messi.
Argjentinasi, te PSZH kishte bërë 75 paraqitje, ku shënoi 32 gola dhe 35 asistime dhe kishte fituar 2 herë titullin e Ligue 1 dhe Superkupën franceze./IndeksOnline/