Platforma “Qytet i sigurt”, Kasami priti në takim ministrin Toshkovski
Platforma “Qytet i sigurt”, Kasami priti në takim ministrin Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme PançeToshkovski, në një konferencë të përbashkët me Bilall Kasamin, paralajmëruan që prej javës së ardhshme në Tetovë do të ketë kontrolle të përforcuara policore në komunikacion me qëllim që të jenë të lira rrugët dhe trotuaret, por edhe të zgjidhjet çështja e kaosit të komunikacionit.
Plotësisht, do të asistojë edhe shërbimi i merimangës. Aktivitetet, po kryhen në kuadër të projektit “Qytet i sigurt”, pjesë e së cilës është edhe Tetova
“Paralajmëroj kontrolle të përforcuara policore në bashkëpunim me shërbimin e merimangës që e ka Komuna e Tetovës në pjesën e të gjitha rrugët kyçe vitale në Komunën e Tetovës. Me qëllim, këtë e publikojmë në mënyrë preventive gjatë kohës së vikendit kur supozojmë që porosia do të arrijë te çdo tetovar, pasi qëllimi ynë nuk është ndëshkimi si represion, por qëllimi ynë është para se gjithash parandalim dhe funksionalitet të rrugëve në Tetovë”, tha PançeToshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.
“Në drejtim të zgjidhjes së këtyre problemeve që kanë të bëjnë me lirimin e hapësirave publike, rrugëve, trotuareve dhe gjitha vendeve të cilat deri më tani, një pjesë e madhe kanë qenë të bllokuara nga shoferë, vozitës dhe qytetarë të pandërgjegjshëm. Nga sot ne besojmë se në kuadër të ndryshimeve ligjore dhe projektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me pushtetin lokal, do të arrijmë që dalëngadalë t’i zgjidhim edhe këto probleme”, u shpreh BilallKasami, kryetar i Komunës së Tetovës./ Alsat.mk