Tifozët në rrjetet sociale: “Vinicius, lojtari më i dobët në historinë e Real Madridit”

Një pjesë e tifozëve të Real Madridit janë të pakënaqur me yllin e skuadrës, Vinicius Junior. Pas humbjes 2-1 kundër Real Betis, rrjeti social “X” është mbushur plot me kritika për brazilianin. Vinicius luajti gjatë gjithë kohës, por nuk performoi mirë dhe statistikat tregojnë se ishte i përhumbur gjatë lojës. Kjo ra në sytë e tifozëve madrilenë, patjetër.
24-vjeçari gjuajti vetëm një herë në drejtim të portës. Ai realizoi katër driblime nga 11 tentativa gjithsej dhe humbi 12 duele direkte me kundërshtarët.
“Vinicius është lojtari më i dobët në historinë e këtij klubi. Gjithmonë ankohet. Kush e lavdëron, nuk ka qeliza në tru”, shkruante mbrëmë një tifoz madrilen në X.
“Edhe Rodrygo, edhe Brahim Diaz, janë më të mirë se Vinicius Junior”, shkruante një tifoz tjetër.