S’ka të ndalur, Nejmari tani shënon gol edhe nga gjuajtja e lirë

Padyshim mund të themi se Neymar Jr ka rilindur te Santosi.
Që nga rikthimi i tij në vendlindje, Neymari po shënon vetëm gola të jashtëzakonshëm ku pas atij goli nga korneri, tashmë ka arritur të shënojë edhe nga goditja e lirë në ndeshjen kundër Red Bull Bragantinos.
Braziliani, tashmë ka shënuar golin e tij të tretë në 7 paraqitje që nga rikthimi i tij në klubin e fëmijërisë.