Lejkers sërish mund Klipersin në derbin e Los Anxhelosit

Fitorja e gjashtë radhazi për Lejkers, që mundi 108-102 Klipers në derbin e Los Anxhelosit, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Donçiç me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lejkersin, ndërkohë që 36 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Leonard Kahvit.

Skuadra e Klivlendit vijon të kryesojë si në Lindje ashtu dhe renditjen e përgjithshme të NBA-së, duke fituar 133-129 ndaj Portlandit. Gjashtë lojtarë të Kavalirsave realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Hanter me 32 pikë.

Zhgënjen Majami, që në fushën e tij u mund 1165-112 nga Nju Jork,u ku protagonist ishte Brunson me 32 pikë. Skuadra kampione e Bostonit fitoi 110-103 ndaj Denverit në një përballje rivalësh. Braun me 22 pikë u dallua për Seltiks.

NBA-Rezultatet

Boston – Denver, 110-103

Klivlend – Portland, 133-129

Indiana – Sharlot, 127-112

Majami – Nju Jork, 112-116

Orlando – Toronto, 102-104

San Antonio – Oklahoma, 132-146

Juta Xhaz – Nju Orlins, 121-128

Lejkers – Klipers, 108-102

Feniks – Minesota, 98-116

LEXO EDHE:

Back to top button