Berisha zbaton masën “detyrim paraqitje”, lexon shënimin që la pasi del nga SPAK

Berisha zbaton masën “detyrim paraqitje”, lexon shënimin që la pasi del nga SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës ‘detyrim paraqitje’ të caktuar ndaj tij. Rreth SPAK u mblodhën disa dhjetëra mbështetës të kryeministrit, për të kundërshtuar masën e vendosur ndaj tij. Berisha është nën hetim për dosjen ‘Partizani’ me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku edhe qëndroi për 333 ditë në izolim në shtëpinë e tij. Ish-kryeministri i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij si politike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ‘futur duart’ në sistemin gjyqësor, përmes Reformës në Drejtësi. Berisha është shprehur shpesh se të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, janë bërë me qëllim për të goditur opozitën në prag të zgjedhjeve të 11 majit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button