Francisko Konseisao shfaqet në klinikë për teste, Juventus në ankth

Juventus do të luajë në mbrëmje ndaj Hellas Verona, ndeshje e vlefshme për Serie A. Trajneri Tiago Motta nuk do të ketë në dispozicion portugezin Francisko Konseisao. Lojtari u shfaq në “J-Medical” për shkak të disa testeve mjekësore.

Sulmuesi i Juventus është ndalur për shkak të një problemi muskulor në kofshën e djathtë dhe konsiderohet i padisponueshëm për ndeshjen ndaj Veronës.

Portugezi po i mban gishtat të kryqëzuar për testet që i është nënshtruar, ndërkohë që një numnër i madh tifozësh e kanë përshëndetur jashtë qendrës mjekësore të Juventus.

Trajneri Mota shpreson ta ketë në dispozicion lojtarin për ndeshjen e radhës në fundjavë, por do të jenë testet ato që do të konfirmojnë gjendjen e lojtarit.

LEXO EDHE:

Back to top button