Komuniteti rom vazhdon të përballet me diskriminim në shoqërinë tonë

Komuniteti rom vazhdon të përballet me diskriminim në shoqërinë tonë

Gazetare: Ilmie Zhaku

Komuniteti rom vazhdon të përballet me diskriminim të theksuar në shoqërinë tonë, veçanërisht në arsim, punësim dhe shërbime publike. Këtë e theksoi Aleksandra Trajanovska nga Komiteti I Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, e ftuar në emisionin “Ditë e Re”.

“Stereotipet dhe paragjykimet ndaj këtij komuniteti janë ende të pranishme dhe shpesh herë vështirë të zhduken. Diskriminimi më I madh ndodh në sektorin privat të hotelerisë, marrëdhëniet e punës, arsimin, mbështetjen sociale dhe atë shëndetësore,” deklaroi Trajanovska.

Një nga problemet më shqetësuese mbetet ndarja e fëmijëve romë në shkolla.

“Fatkeqësisht, në shumë raste ata janë të ndarë në klasa ose përjashtohen nga procesi arsimor. Në vitin 2021, Komiteti I Helsinkit ngriti një padi për interes publik kundër dy shkollave fillore, të cilat nuk ndërmorën masa për përfshirjen e fëmijëve romë në klasa të përbashkëta, duke I orientuar drejt arsimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale,” theksoi ajo.

Kjo situatë mbetet një sfidë e madhe për të drejtat e njeriut dhe integrimin e komunitetit rom në shoqëri, duke kërkuar masa konkrete për eliminimin e diskriminimit dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button