Zyrtare, ylli i Interit do të mungojë tri javë për shkak të lëndimit

Mbrojtësi i Interit, Federiko Dimarko, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Serie A kundër Napolit (1-1). Shërbimi për shtyp i klubit italian dha një përditësim mbi gjendjen e Dimarkos.

“Federiko Dimarko iu nënshtrua testeve klinike në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet zbuluan një tendosje të muskujve në kofshën e tij të djathtë. Situata do të rivlerësohet në ditët në vijim”, thuhet në deklaratë.

Mbrojtësi i majtë thuhet se mund të mungojë për rreth tre javë. Këtë sezon, Dimarko ka shënuar katër gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 34 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button