Kina thotë se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur kundër tarifave amerikane
Kina thotë se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për t'u mbrojtur kundër tarifave amerikane

Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj legjitime, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jiang, ndërsa Uashingtoni përgatitet të vendosë një tarifë shtesë prej 10 për qind për mallrat kineze duke filluar nga sot, raportojnë mediat kineze.
Kina kundërshton me vendosmëri kërcënimin e SHBA për të vendosur tarifa shtesë ndaj produkteve kineze nën pretekstin e problemit të fentanilit, tha Lin.
Lëvizja e SHBA pason një rritje të ngjashme të tarifave prej 10% për produktet kineze në shkurt. Si përgjigje, Kina vendosi tarifa shtesë për një sërë mallrash amerikane, duke përfshirë qymyrin, gazin natyror të lëngshëm, naftën bruto, pajisjet bujqësore dhe automobilat.
Rritja e tarifave amerikane për mallrat e importuara nga Kina në një total prej 20 për qind pason akuzat e Presidentit të SHBA Donald Trump kundër Pekinit për trafikim të fentanilit, një opioid sintetik, përdorimi i të cilit ka shkaktuar një krizë të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara.