Zyrtarët policorë të arrestuar mbrëmë, akoma nuk kanë dal para gjykatësit hetues
Zyrtarët policorë të arrestuar mbrëmë, akoma nuk kanë dal para gjykatësit hetues

Zyrtarët policorë të arrestuar mbrëmë mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, akoma nuk kanë dal para gjykatësit hetues. Jo zyrtarisht mësohet se Prokuroria e krimit të organizuar do të kërkon masën e paraburgimit për të dytë. Ata dyshohen se kanë penguar një hetim i cili ka qenë në rrjedhë, përkatësisht me veprimet e tyre kanë penguar të vërtetohet vepra kriminale. Mbi këtë kallëzim edhe Kontrolli i Brendshëm i Policisë është duke hetuar për vërtetimin e përgjegjësisë dhe përcaktimin e masave disiplinore. Sipas informacioneve të deritanishme, dy nëpunësit policorë njëri në cilësinë e eprorit ndërsa tjetri në cilësinë e inspektorit akoma nuk kanë dalë para prokurorit. /Alsat.mk