Simeone: E mërkura e ardhshme, mund të jetë e këndshme

Trajneri Diego Simeone komentoi humbjen e Atletiko Madrid, 1-2 ndaj Real Madrid, në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve. Sfida u luajt në “Bernabeu”, në shtëpinë e rivalëve të tyre.

 

“Ishte një ndeshje shumë taktike. Ata shënuan një gol që ne mund të kishim mbrojtur më mire. Gjithsesi, merita e madhe e skuadrës ishte të mos dorëzohej, të mos mposhtej nga ajo frikë që vjen kur pranon një gol kaq herët”, tha Simeone.

 

“Djemtë filluan të luanin, duke marrë kontrollin e topit dhe më pas erdhi goli i Julián. Ne e nisëm pjesën e dytë në të njëjtën mënyrë, pastaj pati një moment magjik të Brahim Diaz, ku sërish mund të kishim bërë më mirë”, tha argjentinasi.

 

Më tej, Simeone foli për sfidën e kthimit pas 7 ditës në shtëpi.

 

“Kush e di, mund të kemi një mbrëmje të këndshme të mërkurën. Tani po mendojmë për Getafe, nga e diela mbrëma do të mendojmë për atë ndeshje”.

LEXO EDHE:

Back to top button