Drejtori i Bajern Munihut flet për të ardhmen e Mylerit dhe Kejnit

Me largimin e Matis Tel, i huazuar deri në fund të sezonit te Totenham Hotspur, Bajern Munih ka mbetur pa një zëvendësues natyral të Hari Kejn, golashënuesit më të mirë të skuadrës bavareze me 29 gola në 33 ndeshje, këtë sezon.
Kjo situatë, e kombinuar me opsionin e blerjes prej 55 milionë eurosh që ka Tottenham, mund të përsëritet sërish në verë. Për më tepër, Tomas Myler, i cili shpesh ka zëvendësuar Kejnin, kur anglezi mungonte, ka kontratë që i skadon më 30 qershor.
“Është një ide që e kemi në mendje. Nuk është një vendim i lehtë, mjafton të shohim te Man. Siti. Një sulmues i nivelit të lartë si Julian Alvarez (tani lojtar i Atletiko Madrid) u largua nga klubi sepse luante shumë pak për shkak të pranisë së Haaland,” shpjegoi Maks Eberl, drejtori i përgjithshëm i Bajernit, për “Bild”.
“Pikërisht për këtë arsye është e vështirë të gjejmë një zëvendësues për Kejnin. Ndoshta dikë që mund të përdoret në disa role të ndryshme,” tha Eberl.
Sa i përket situatës së Mylleri, i cili në shtator do të mbushë 36 vjeç, Eberl ishte decid.
“Tomas është një ikonë e Bajern Munihut. Çështja është se çfarë mendon ai vetë, çfarë roli ka në mendje dhe si e shohim ne atë”.
Drejtori bavarez zbuloi gjithashtu se një bisedë për rinovimin e kontratës së sulmuesit veteran është zhvilluar në fund të vitit të kaluar dhe se negociatat do të vazhdojnë.