Kuvend, raporti vjetor i Agjencisë së Postave para deputetëve
Kuvend, raporti vjetor i Agjencisë së Postave para deputetëve

Raporti vjetor i Agjencisë së Postave sot do të jetë para deputetëve në seancën e Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Në raport, do të diskutohet mbi të dhënat në lidhje me efikasitetin e shërbimeve postare, funksionimin e tregut të lirë, konkretisht postat private, por edhe për problemin kryesor – aspektin financiar të Postës Shtetërore e cila ndër vite është bërë barrë për Buxhetin e shtetit pasi punon me humbje. Në raport, përfshihen edhe ankesat e qytetarëve, të cilët shpesh nuk janë të kënaqura me shërbimet e Postës për shkak të joefikasitetit dhe vonesës së dërgesave. Përveç qytetarëve që nuk janë të kënaqur me shërbimet, edhe punëtorët e Postës nuk janë të kënaqur me pagat. Alsat, në tetor të vitit të kaluar vizitoi Qendrën Logjistike të Postës së Maqedonisë në Shkup, e njohur si Posta 2, e cila është baza kryesore prej ku bëhet shpërndarja e pakove dhe letrave. Punëtorët, ankoheshin për kushte elementare për punë, mungesë të uniformave, për paga mjaft të ulëta, për çka tanimë ky sektor po përballet edhe me mungesë të fuqisë punëtore, pasi të rinjtë nuk dëshirojnë të bëhen postierë. /Alsat.mk