Zelensky në nisje të samitit urgjent të BE-së: Jemi mirënjohës që s’jemi vetëm, këto s’janë vetëm fjalë

Zelensky në nisje të samitit urgjent të BE-së: Jemi mirënjohës që s’jemi vetëm, këto s’janë vetëm fjalë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në arritje në samitin urgjent të vendeve të BE-së që sot po nis në Bruksel, ka falënderuar liderët europianë për “mbështetjen e tyre të fortë” të cilën ai thotë se e ka parë “që nga fillimi i luftës dhe … gjatë gjithë kësaj periudhe dhe javën e kaluar, ju qëndroni me ne”.

“Ne jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Ne e ndjejmë atë. Është shumë e rëndësishme që ju [dërgoni] një sinjal të fortë për popullin ukrainas, për luftëtarët ukrainas, për civilët, për të gjitha familjet tona. Dhe është e mrekullueshme që nuk jemi vetëm”.

Ai në prononcimin për media ishte bashkë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Costa thotë se liderët europianë duhet të “marrin vendime dhe të përmbushin” premtimet e tyre ndërsa përballen me seriozitetin e situatës.

“Ne jemi këtu për të mbështetur Ukrainën për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.

Duke iu kthyer Zelensky-t, ai i tha atij “ne jemi me ju, ne do të vazhdojmë me ju tani dhe në të ardhmen”, pasi ai thotë se e sheh Ukrainën si një “shtet anëtar të ardhshëm”.

Von der Leyen tha se është “një moment vendimtar” për Europën dhe Ukrainën pasi kontinenti “përballet me një rrezik të qartë”.

LEXO EDHE:

Back to top button