Rrugëtimi madhështor i Aleksandrit të Madh, intrigat që sollën rënien e tij
Rrugëtimi madhështor i Aleksandrit të Madh, intrigat që sollën rënien e tij

Aleksandri i Madh, gjatë sundimit të tij prej 13 vitesh, arriti të bashkonte qytet-shtetet e Greqisë e lashtë, pushtoi Perandorinë Persiane dhe krijoi një perandori që shtrihej nga Evropa në Azi. Ai e shihte veten si pasardhës të Akilit dhe djalë të Zeusit. Megjithatë, me rritjen e fuqisë, u rrit dhe frika e tij nga humbja e saj, duke filluar të dyshonte tek ata që i ishin më të afërm.
Në vitin 334 P.E.S, pas fitores në Anadoll, Aleksandri pushtoi Egjiptin dhe themeloi qytetin me emrin e tij. Gjatë udhëtimit të tij në shkretëtirat e Egjiptit, ai pati një vegim hyjnor që forcoi besimin e tij në misionin e tij. Ndërkohë, marrëdhëniet me disa nga mbështetësit e tij maqedonas filluan të tensionoheshin për shkak të ndryshimeve në sjelljen e tij duke toleruar sunduesin e Babilonisë dhe martesës me princeshën aziatike, Roksanën.
Një ngjarje e rëndësishme ishte komploti i dyshuar i Filotasit, një nga komandantët më të besuar, i cili më vonë u ekzekutua për ‘tradhëti’. Pas kësaj, Aleksandri nisi të dyshonte për besnikërinë e të tjerëve, përfshirë babain e Filotasit, Parmenidin, të cilin dhe atë e vrau.
Përveç këtyre tensioneve, Aleksandri vazhdoi të adhuronte traditat persiane, gjë që solli tensione më të mëdha me shokët e tij maqedonas. Pas një debat të ashpër me gjeneralin e tij Klit, ai vrau atë në një banket. Pas këtij incidenti, udhëheqësit e tij filluan të distancoheshin.
Në vitin 326 P.E.S, pas një rebelimi të ushtarëve të tij pranë Indisë, Aleksandri u detyrua të tërhiqej dhe perandoria e tij filloi të zbehej. Ai vdiq në Babiloni në vitin 323 P.E.S, në moshën 32-vjeçare