X po binte herë pas here dje; Musk: Sulmi është kryer nga adresa në Ukrainë
Përdoruesit e X kanë pasur probleme gjatë përdorimit të rrjetit social dje. Pronari i X, Elon Musk njoftoi se rrjeti social ishte goditur nga një "sulm masiv kibernetik". Ai shtoi se sulmi u krye “me shumë burime”.

Ai sugjeroi që ose një grup i madh i koordinuar, një shtet, ose të dy ishin përfshirë në sulm.
“Ne sulmohemi çdo ditë, por është bërë me shumë burime”. Përfshihet ose një grup i madh dhe i koordinuar dhe/ose shtet. “Po kërkojmë burimin”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social.
Musk më vonë tha për Fox News se adresat IP të përfshira në sulmin kibernetik ndodheshin “në territorin e Ukrainës”. Në një postim të fshirë tani në Telegram, një grup hakerash i quajtur Ekipi Dark Storm mori përgjegjësinë për sulmin.