Tragjedia në Koçan/ Edhe “Sistina” në dispozicion për të ndihmuar, tregojnë se në spital janë shtruar pacientë të lënduar rëndë

Tragjedia në Koçan/ Edhe "Sistina" në dispozicion për të ndihmuar, tregojnë se në spital janë shtruar pacientë të lënduar rëndë

Edhe Spitali klinik “Acibadem Sistina”, sipas një njoftimi, është vënë në dispozicion me të gjitha mjetet e veta për transportin dhe pranimin e të lënduarve në aksidentin tragjik në Koçan, shkruan Alsat.

Nga “Sistina”, bëjnë me dije se tashmë në spital janë shtruar pacientë të lënduar rëndë.

Njoftimi i plotë:

“Njoftojmë opinionin se Spitali klinik “Acibadem Sistina” po vihet në dispozicion me të gjitha mjetet e veta për transportin dhe pranimin e të lënduarve në aksidentin tragjik në Koçan.

Ju njoftojmë se tashmë në spital janë shtruar pacientë të lënduar rëndë. Spitali është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe është i përfshirë për të ndihmuar aty ku është më e nevojshme.

Janë në dispozicion 20 vende të terapisë intensive për trajtimin e pacientëve më kritikë, si dhe i gjithë kapaciteti dhe ekipi mjekësor i spitalit të nevojshëm për trajtimin urgjent”, thuhet nw njoftim./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button