Martesa trefishon rrezikun e obezitetit te meshkujt

Martesa trefishon rrezikun e obezitetit te meshkujt, ka treguar një studim polak.

Hulumtimi, i cili do të prezantohet në Kongresin Evropian për Obezitetin në Spanjë në maj, u krye në 1200 çifte në Poloni dhe tregoi se rreziku i mbipeshës në martesë është rritur për të dy gjinitë, por situata është veçanërisht e mprehtë për meshkujt.

Studiuesit arritën në përfundimin se kur martohen, rreziku për të qenë mbipeshë rritet me 62 për qind te meshkujt dhe 39 për qind te femrat, krahasuar me ata që nuk janë të martuar.

Burrat e martuar kanë 3.2 herë më shumë gjasa të jenë obezë se sa ata beqarë, dhe asnjë ndryshim i tillë nuk u vu re mes grave të martuara dhe beqareve.

“Kjo shpjegohet potencialisht nga dallimet kulturore në qëndrimet ndaj obezitetit midis dy gjinive,” tha studimi.

Studimi arriti në përfundimin se rreziku i obezitetit gjithashtu rritet me moshën. Çdo vit, kërcënimi për të qenë mbipeshë rritet me tre për qind te meshkujt dhe katër për qind te femrat. Rreziku i obezitetit ende rritet me katër për qind te meshkujt dhe gjashtë për qind te femrat, shkruan agjencia dpa.

Obeziteti përkufizohet si një indeks i masës trupore prej 30, dhe mbipesha përcaktohet si një indeks prej 25 deri në 29.99.

Hulumtimi u drejtua nga Dr. Alicia Cicha-Mikołajczyk nga Instituti Kombëtar i Kardiologjisë në Varshavë.

“Mosha dhe statusi martesor kanë një ndikim të pamohueshëm në mbipeshën apo obezitetin në moshë madhore, pavarësisht nga gjinia”, përfundon studimi.

LEXO EDHE:

Back to top button