Toshkovski: Sot Maqedonia po qan dhe vajton, por përgjegjësi do të ketë

Toshkovski: Sot Maqedonia po qan dhe vajton, por përgjegjësi do të ketë

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski deklaroi sot se Licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia ndërlidhet me mit-marrje dhe korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi.

“Kjo licencë është e ndërlidhur me mit-marrje dhe korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski, shkruan Alsat.

Sipas ministrit të brendshme, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

Toshkovski gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button