Mickoski publikon fotografitë, pas vizitës që iu bëri të lënduarve të tragjedisë së Koçanit

Mickoski publikon fotografitë, pas vizitës që iu bëri të lënduarve të tragjedisë së Koçanit

Kryeministri Hristjan Mickoski, ka publikuar në rrjetin social Facebook, fotografitë nga vizita e të lënduarve të tragjedisë së Koçanit, shkruan Alsat.

Mickoski, i publiko këto fotografi, pas një konference për media, që e mbajti pas vitzitës në spital, aty ku u pyet nga gazetarët se çfarë mendon për fotografitë e publikuara dje nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me pacientët që u dërguan atje për shërim.

“Sot kam vizituar të lënduarit nga zjarri tragjik në Komunën e Koçanit në QKB “8 Shtatori” në Shkup.

Qeveria po merr të gjitha masat e nevojshme për të shpëtuar jetë dhe ekipet mjekësore po bëjnë përpjekje mbinjerëzore. Një numër i madh pacientësh janë transferuar jashtë vendit dhe shteti do të mbulojë shpenzimet e dy familjarëve për të vizituar më të dashurit e tyre.

Ne jemi mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare”, ka shkruar Mickoski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button