Ministria e Shëndetësisë: Vazhdon trajtimi i pacientëve brenda vendit dhe jashtë

Ministria e Shëndetësisë: Vazhdon trajtimi i pacientëve brenda vendit dhe jashtë

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një komunikatë në facebook, ku jepen të dhënat e fundit në lidhje me pacientët që po trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Ja dhe njoftimi i plotë i Ministrisë:
“Të nderuar,
Vazhdon trajtimi i pacientëve brenda vendit dhe jashtë
Ministria e Shëndetësisë informon publikun se ekipet mjekësore të institucioneve shëndetësore janë plotësisht të angazhuara edhe sot për të ofruar kujdesin e duhur mjekësor për të gjithë pacientët.
Aktualisht, numri i pacientëve të hospitalizuar në klinikat dhe spitalet e vendit është si më poshtë: Klinika e Kirurgjisë Plastike – 10 pacientë
Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë
Klinika e Kirurgjisë Torakale – 4 pacientë
Traumatologjia – 2 pacientë
Kirurgjia Pediatrike – 4 pacientë
KARIL – 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë – 2 pacientë
Spitali i Përgjithshëm në Shtip – 2 pacientë
Spitali “8 Shtatori” – 17 pacientë
Klinika e Kirurgjisë “Shën Naum Ohri” – 11 pacientë
Sipas informacioneve nga qendrat mjekësore në Austri, nga gjashtë pacientët e trajtuar, pesë janë në terapi intensive në gjendje stabile, ndërsa një është transferuar në repartin e mjekësisë së brendshme.
Në Lituani, katër pacientë janë në terapi intensive dhe janë në gjendje stabile.
Pesë pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët u dërguan për trajtim në Ankara, Turqi, nga sot mund të marrin frymë vetë.
Në Serbi po trajtohen 30 pacientë, të cilët janë në terapi intensive dhe janë në gjendje stabile.
Në institucionet shëndetësore në Bullgari janë duke u trajtuar 14 pacientë, nga të cilët shtatë janë në kujdes intensiv, ndërsa të tjerët kanë djegie më të lehta dhe mund të marrin frymë vetë.
Në Greqi po trajtohen tetë pacientë, të cilët janë në gjendje stabile dhe me përmirësim nga dita e mëparshme.
Gjatë natës pritet që disa pacientë të dërgohen në qendra mjekësore evropiane, për çka Ministria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje për mbështetjen e ofruar që nga momenti i parë nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button