Trump revokon mbrojtjen për fëmijët e Bidenit – Shërbimi Sekret më nuk do t’i mbrojë
Trump revokon mbrojtjen për fëmijët e Bidenit – Shërbimi Sekret më nuk do t’i mbrojë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur t’u heqë mbrojtjen nga agjentët e Shërbimit Sekret fëmijëve të paraardhësit të tij, Joe Biden. Pa këtë lloj sigurie mbeten Hunter dhe Ashley Biden.
Edhe pse nuk është plotësisht e qartë pse Hunter dhe Ashley kishin mbrojtje, e cila zakonisht është e rezervuar vetëm për presidentët aktivë dhe ish-presidentët, me vendimin e liderit amerikan ata kanë humbur këtë privilegj.
“Hunter Biden kishte mbrojtje nga agjentët e Shërbimit Sekret për një periudhë të gjatë, dhe të gjitha shpenzimet i mbulonin amerikanët. Aktualisht ndodhet në Afrikën e Jugut, nga të gjitha vendet, ku të drejtat e njeriut shkelen në mënyrë të tmerrshme”, shkroi Trump, duke sqaruar se Hunter dhe motra e tij humbasin këtë mbrojtje.
Hunter kishte në çdo moment 18 agjentë të Shërbimit Sekret, ndërsa Ashley kishte 13 agjentë që e shoqëronin vazhdimisht.
Anëtarët e familjes së presidentit amerikan duhet të kenë mbrojtje nga Shërbimi Sekret, por pas ndërrimit të administratës në Shtëpinë e Bardhë, vetëm ish-presidenti ka të drejtë për mbrojtje të përjetshme nga agjentët federalë.