Inteligjenca artificiale në kujdesin shëndetësor: Ndihmë apo kërcënim?
Në spitalet amerikane, asistentja virtuale Anna i ndihmon pacientët të caktojnë takime dhe të marrin informacion për gjendjen e tyre. Por Anna nuk është një infermiere – ajo është një inteligjencë artificiale (AI), e zhvilluar nga kompania Hippocratic AI.

Shumë spitale tashmë po përdorin AI për të monitoruar shenjat vitale dhe për të menaxhuar kujdesin, por infermierët paralajmërojnë se kjo teknologji mund të ulë cilësinë e kujdesit shëndetësor. Sipas tyre, AI nuk posedon ekspertizën e tyre dhe mund të shkaktojë gabime të rrezikshme.
Disa spitale po promovojnë AI si një zgjidhje me kosto efektive, duke ofruar asistentë virtualë për 9 dollarë në orë, krahasuar me 40 dollarë për një infermiere të regjistruar. Kjo shkaktoi protesta në të gjithë SHBA-në, me kërkesa për rregulla të qarta rreth zbatimit të tij. Megjithëse AI mund të ndihmojë në situata të caktuara, ekspertët mjekësorë theksojnë se asnjë algoritëm nuk mund të zëvendësojë faktorin njerëzor. Sipas tyre, teknologjia duhet të jetë mbështetje dhe jo zëvendësim për punonjësit e shëndetësisë.