“Edhe vjet ishim në këto pozita ndaj Red Bull, fitorja e garës sprint na jep besim”

Pas fitores së Luis Hamiltonit në garënce sprint, Ferrari pëson një skualifikim të dyfishtë në Çmimin e Madh të Kinës. Frederik Vaseur, shefi i “kokëkuqes”, nuk e konsideron kampionatin e Formula 1 të përfunduar, duke gjykuar se vonesa aktuale ndaj MekLaren mund të rikuperohet. Francezi vlerësoi bashkëpunimin mes Hamiltonit dhe Leklerkut, pavarësisht polemikave gjatë komunikimeve në radio.

Frederik Vaseur bën një paralele mes MekLaren aktual dhe Red Bull të vitit 2024, i cili në atë kohë kishte një fillim edhe më dominues, për t’u kapur më pas në fund të sezonit.

“Kështu ndodhi edhe vjet me Red Bull, që më pas u rendit i treti për konstruktorë. Natyrisht që MekLaren po ecën mirë, me ritëm dhe mendoj se janë një hap përpara, por nuk mendoj se është fundi i kampionatit”, tha Vaseur.

Pas dy garave të para, Ferrari është 61 pikë prapa renditjes së konstruktorëve, por Vaseur beson se nga pikëpamja teknike, një rikuperim i performancës në MekLaren është i arritshëm. Unë mendoj se diferenca është shumë më e vogël se ajo midis Red Bull dhe ekipeve të tjera vitin e kaluar. Më pas gjërat ndryshuan, ne u përmirësuam dhe në fund të vitit ata ndoshta ishin një hap prapa nesh. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të fokusohemi te vetja. Mendoj se ka shumë gjëra pozitive për të marrë nga fundjava, si fitorja dhe pozita e parë në sprint për Luisin ose ritmi i Sharls në garë. Ka gjithashtu aspekte negative. Të kuptosh pse Hamilton pati një ritëm të tillë në garë është shumë më e vështirë, siç është ritmi i tij kualifikues të shtunën. Jemi ende në kufi për të përfituar maksimumin nga makina dhe ekipi. Ne duhet të përmirësohemi në këtë fushë”, tha Vaseur.

 

LEXO EDHE:

Back to top button