Pesë pacientë që kurohen jashtë shtetit vijojnë të jenë në gjendje kritike
Pesë pacientë që kurohen jashtë shtetit vijojnë të jenë në gjendje kritike

Gazetare: Linda Ebibi
12 pacientë te lënduar nga zjarri në Koçan sot do të lëshohen për kurim shtëpiak, ndërsa 27 të tjerë do të mbeten për kurim të mëtutjeshëm në klinika. Njëri prej 30 pacientëve në Beograd do të kthehet ne vend për kurim te mëtejshëm. Ministri i Shëndetësisë tha se pesë pacientë që ndodhen jashtë vendit ende janë ne gjendje kritike, madje u është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
“…te ndonjëri edhe komplikohet situata por të shpresojmë se do të jepet maksimumi që të shpëtohet jeta e tyre. Gjithashtu kemi paralajmërime nga disa shtete evropiane që janë të gatshëm të pranojnë disa pacientë që do të kenë nevojë për rehabilitim pak më të gjatë”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.
Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev tha se të gjithë pacientët që dje i kanë lëshuar për kurim shtëpiak do të kontrollohen edhe për disa muaj nga ana e mjekëve.
“Mendoj se në dy-tre muajt e ardhshëm të gjithë ata pacientë që dje i kemi lëshuar, përfshirë edhe Jovanin, do të jenë nën vëzhgimin tonë që të mos lëshojmë diçka”, u shpreh Andon Çibishev, Drejtor i Klinikës së Toksikologjisë.
Të gjithë pacientët që janë jashtë shtetit kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, ndërsa ata që kanë djegie të shkallës së parë kanë djegie në rrugët e frymëmarrjes.
I pyetur nëse do të hapet përsëri qendra për djegie, Taravari tha se kanë biseduar me kryeministrit Hristijan Mickoski për këtë çështje dhe kanë disa opsione. Por edhe nëse hapet qendra, Taravari tha se rreth katër pacientë do të mund të trajtoheshin në këtë qendër. / Alsat.mk