Tragjedia në Koçan, reagon LSDM në lidhje me hetimin
Tragjedia në Koçan, reagon LSDM në lidhje me hetimin

Lidhur me hetimin për tragjedinë në Koçan ka reaguar LSDM-ja, duke theksuar se në këtë hetim ka të përfshirë vetëm ish funksionarë dhe nuk është i përfshirë asnjë funksionar i tanishëm, shkruan Alsat.
Ata nënvizojnë se drejtësia selektive nuk është drejtësi, prandaj bëjnë thirrje në hetim thelbësor dhe gjithëpërfshirës, që sipas tyre, do të konfirmojë të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë. “Sipas informacioneve të qasshme, dy ish drejtorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, janë përfshirë në hetim për shkak të mosveprimit të pretenduar. Por logjikisht shtrohet pyetja: përse drejtori aktual i Inspektoratit, Vllatko Stojkoski nuk është pjesë e hetimit??”- thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.
Por nga VMRO-DPMNE hedhin poshtë këto pretendime, thonë se institucionet punojnë në mënyrë profesionale dhe për herë të parë, përpara drejtësisë sillen edhe funksionarë të tanishëm edhe ish funksionarë dhe pavarësisht përkatësisë etnike apo partiake. “Për vetëm një javë nga tragjedia, në një hetim gjithëpërfshirës janë përfshirë mbi 40 persona, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimut. Mes të arrestuarve ka funksionarë të VMRO-DPMNE-së, LSD-së, BDI-së si dhe persona te papërcaktuar politikisht ” thuhet në reagimin e VMRO-së./ Alsat.mk