Tetovë, përfundon kontrolli i objekteve shkollore
Tetovë, përfundon kontrolli i objekteve shkollore

Ka përfunduar kontrolli i objekteve shkollore në Tetovë. Nesër pritet të vazhdohet me kontrollet në shkollat në malësi të Tetovës, si dhe në fabrika, sidomos ato të prodhimit të mobileve. Objekt kontrolli gjatë ditës së nesërme do të jenë edhe qendrat tregtare, kishat, xhamitë dhe institucionet shtetërore. Shefi i Inspektoratit Komunal të Tetovës për Alsat tha se në pothuajse të gjitha shkollat që janë kontrolluar deri më sot, janë hasur pothuajse lëshimet e njëjta siç është mungesa e aparateve kundër zjarrit, hidrantëve. Të premten pritet të përfundojë kontrolli ndërsa më pas do të shpaloset raporti.
“Inspektorati bashkë me Drejtorinë për Mbrojtje dhe shpëtim dhe NJTKZ, për të tretën ditë sot është në terren për t’i bërë të gjitha kontrollet e duhura, nëse plotësohen kushtet në rast fatkeqësie. Kemi bërë kontrolle nëpër shkolla fillore të mesme, Universitete dhe kanë mbetur edhe pak shkolla pastaj të vazhdohet më institucionet. Kemi konstatuar se tek disa kemi mungesë hidrantësh, kemi aparate kundër zjarrit me afat të skaduar, mungesë planesh për evakuim, dhe iu kemi sugjeruar drejtorëve që sa më shpejtë ti plotësojnë kushtet. Në fund javë do kemi raportin final se çka kemi hasur gjatë këtyre kontrolleve”, deklaroi Armend Salihi, Shef i Inspektoratit Komunal të Tetovës. /Alsat.mk