Numri i të vdekurve në Mianmar pritet të kalojë 10,000

Të gjitha spitalet ushtarake dhe civile, si dhe punonjësit shëndetësorë, duhet të punojnë së bashku në një mënyrë të koordinuar dhe efikase për të siguruar një përgjigje efektive mjekësore, tha kreu i juntës, gjenerali Min Aung Hlaing, sipas mediave shtetërore.

Të paktën 1,644 njerëz u vranë dhe 3,400 u plagosën në tërmetin e së premtes me magnitudë 7,7, një nga më të fortët që goditi Mianmarin në një shekull, tha më herët qeveria ushtarake.

Parashikimet modele nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerësojnë se numri i të vdekurve në Myanmar mund të kalojë 10,000 dhe humbjet mund të tejkalojnë prodhimin vjetor ekonomik të vendit.

Tërmeti goditi një vend tashmë të mbërthyer nga kaosi për shkak të një lufte civile që u përshkallëzua pas një grusht shteti ushtarak në vitin 2021 që përmbysi qeverinë e zgjedhur të nobelistes Aung San Suu Kyi. Grushti i shtetit shkaktoi një rebelim të armatosur.

Konfliktet e armatosura kanë shkatërruar ekonominë kryesisht agrare të Mianmarit, dikur Burma. Konflikti në vend ka zhvendosur më shumë se 3.5 milionë njerëz dhe shërbimet bazë, si kujdesi shëndetësor, janë në rrëmujë.

LEXO EDHE:

Back to top button