Grabiti me sëpatë në dorë çiftin e të moshuarve, arrestohet autori!


Fier- P. Dh., 47 vjeç, banues në Pishë është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se grabiti një çift të moshuarish.

Policia sekuestroi edhe shumën e parave të vjedhura si dhe një sëpatë me të cilën autori kërcënoi çiftin e të moshuarve.

Nga veprimet e para hetimore te kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, rezultoi se ky shtetas, rreth orës 23:00 të një natë më parë, është futur me forcë duke thyer derën e banesës së shtetasit V. P., 70 vjeç, dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë (sëpatë) ka arritur të marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /TCH/

LEXO EDHE:

Back to top button