“Krejt e thirrin Rexhën”, u shpërblye me çmim në festivalin prestigjioz Bari International Film Festival
“Krejt e thirrin Rexhën”, u shpërblye me çmim në festivalin prestigjioz Bari International Film Festival

Filmi i regjisorit Ibër Deari, “Krejt e thirrin Rexhën”, mori çmimin Filmi më i mirë në kategorinë konkurruese Meridiana, në festivalin prestigjioz Bari International Film Festival, shkruan Alsat.
Përmes një shkrimi në rrjetin social, Deari, tha se janë shumë të lumtur që filmi i tyre u shpërblye në këtë festival, derisa kujtojmë se pak kohë me parë, ky film ka pasur premierën edhe në vend e rajon.
“Jemi shumë të lumtur dhe krenarë që sonte Rexhoja nga Sllupkova u shpërblye në festivalin prestigjioz Bari International Film Festival në Itali, me çmimin për Filmin më të Mirë në kategorinë konkurruese Meridiana. Kjo kategori është e dedikuar për filma nga vendet e rajonit të Mesdheut dhe përzgjedhja jonë në mesin e veprave të tjera të fuqishme ishte një nder i madh. Faleminderit jurisë, festivalit, publikut dhe të gjithë atyre që besuan në këtë film dhe në zërin që ai përfaqëson. Rroftë kinemaja!”, ka shkruar Deari. / Alsat.mk