Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, dëshmon babai i Vanjës
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, dëshmon babai i Vanjës

Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares së vrarë Vanja Gjorçevska, sot në gjykatë tha se nuk e njeh dhe as që ka dëgjuar personalisht për Lupço Palevski-Palçon, të akuzuarin kryesor për vrasjen e vajzës së mitur dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, Gjorçevski, i cili akuzohet si ndihmës në rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës së tij, sot në gjykatë tha se në deklaratën e tij të parë ka kërkuar që të testohet me detektor gënjeshtre për të vërtetuar të vërtetën. Gjorçevski gjithashtu kërkoi nga gjykata që të sigurojë të gjitha pamjet nga Qyteti i Sigurt që tregojnë lëvizjet e tij para dhe pas rrëmbimit të vajzës së tij. /Alsat.mk