Tragjedia në Koçan/ Nuk miratohet nisma e Frontit Evropian për debat mbikëqyrës për punën e organeve të hetuesisë

Tragjedia në Koçan/ Nuk miratohet nisma e Frontit Evropian për debat mbikëqyrës për punën e organeve të hetuesisë

Në komisionin parlamentar të sistemit politik nuk u pranua nisma e Frontit Evropian për debat mbikëqyrës për punën e organeve të hetuesisë lidhur me tragjedinë në Koçan, shkruan Alsat.

Si nga VMRO-DPMNE ashtu edhe nga koalicioni VLEN, thanë se do të mbështesin një debat të tillë por e njëjta të përfshijë edhe tragjedi të tjera sikurse “Spitali modular” në Tetovë, Besa Trans dhe Llaskarca.

Ndonëse Fronti Evropian një ditë më parë kishte dorëzuar nismë për debat publik, kryetari i komisionit nuk e kishte vendosur në rend dite. Fronti Evropian këtë e nismë e propozoi pasi nuk arriti të mbledhë 20 nënshkrime për komision anketues.

“Ju si kryetar i komisionit, propozimi nga ne ju ka arritur qysh dje. Dhe ju keni qenë i obliguar që atë pikë të rendit të ditës ta futni në rend dite dhe kur ta hapni seancën ta propozoni si të tillë. Pra në këtë mbledhje të komisionit ju është dashur ta hapni me dy pika të rendit të ditës, një e propozuar nga ministria e drejtësisë ose nga  qeveria dhe pikën e dytë e propozuar nga dy deputetë të cilët janë anëtarë të këtij komisioni. Ju të njëjtën nuk e keni bërë”, tha Elmi Aziri – Fronti Evropian.

“Pikën, propozimin e kolegut Elmi Aziri e vë në votim, kush është “PËR” ju lutem të ngrini dorën.
Dy. A ka të përmbajtur nga votimi?
Dy. Dy “për”, dy “të përmbajtur.
Kush është kundër?  Nuk ka. Konstatoj se propozimi i kolegut Elmi Aziri nuk kaloi përshkak se kishte dy kundër dhe dy të përmbajtur”, tha Ljupço Prenxhov – Kryetar i komisionit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button