Kosovë, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës – “KEDS t’i kthehet popullit”, protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e anëtarëve të ZRrE-së

Kosovë, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës - “KEDS t’i kthehet popullit”, protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e anëtarëve të ZRrE-së

Duke brohotirur “Asnjë më shumë, qytetarët marshuan drejt zyrave të ZRrE-së nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Aktivistët e grupit “Asnjë cent më Shumë” bën një mbishkrim para zyrës së ZRrE-së “KEDS t’i kthehet popullit”.

Ndërkaq, protestuesit me brohorima po kërkojnë dorëheqjen e anëtarëve të ZRrE-së.

Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë, qytetarët marshojnë drejt ZRrE-së

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në një protestë të organizuar nga grupi “Asnjë Cent ma Shumë”, për të kundërshtuar paralajmërimet për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Me pankarta në duar “Mbroj familjen tënde-protesto”, Qytetarët nuk janë bankomat”, “Nuk paguajmë për dështimet tua”, etj, protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj kërkesës së kompanive energjetike për rritjen e tarifave të rrymës.

Aktivisti Besnik Shabiu ka thënë se thirrja e përbashkët e qytetarëve në protestën e kaluar shkoi në vesh të shurdhët tek ZRrE.

“E thirrja e qytetarëve është ‘Asnjë Cent ma Shumë’. Sot në një mënyrë arbitrare dhe të njëanshme bordi i ZRrE vendosi në emër të qytetarëve pa i pyetur dhe pa i marr komentet e tyre. Nga sheshi ia çojmë një selam që këta qytetarë sot këtu dhe ata që ishin më 5 prill e kanë thënë përgjigjen, e përgjigja e tyre është e qartë ‘Asnjë Cent më Shumë’. Nuk ju mjaftoj rritja 126 për qind e tarifës së lartë, nuk ju mjaftojnë që jemi popullo me i varfër në rajon, a dini çka na kanë që ne nuk ju përgjigjem thirrjes. Ne ju kërkuam debat publik…fatkeqësisht zëri i datës 5 prill nuk ju mjaftojë. E siç as zëri i sotëm nuk do të ju mjaftojë…”, u shpreh Shabiu.

Ai tha se nuk po luftojmë kundër armikut, por kundër njerëzve tanë duke shtuar se do t’i ndjekin rrugët ligjore duke paditur ZRRE-në.

“…vallahi e bilahi jo, qytetarët kanë vendos ‘Asnjë Cent ma Shumë’. Pas kësaj ekspertët e grupit kanë filluar dhe rrugën e padisë, dhe do t’i ndjekim rrugët ligjore. Ne do të grumbullohemi përsëri e përsëri, e do të bllokojmë çdo rrugë e çdo sheshe sepse qytetarët janë të qartë dhe përgjigja është e qartë ‘Asnjë Cent më Shumë’”.

Shabiu ftoi qytetarët që të marshojnë drejt zyrave të ZRrE-së, përcjell Telegrafi.

“Ju ftoj që të marshojmë drejt zyrës së ZReE-së. Do të kërkojmë në mënyrë të drejtë dhe të qetë si asnjëherë më parë që kërkesa jonë është e qartë ‘Asnjë Cent më shumë’ “, ka thënë Shabiu.

Ai po ashtu tha se para zyrës së ZRrE-së do të kërkojnë dorëheqjen e anëtarëve të saj.

“Në mënyrë tinëzare e kanë nxjerr vendimin dhe nuk e kanë publikuar”, tha tutje ai.

Ndërkaq, ZRrE pritet ta rrisë çmimin e rrymës deri në 16 për qind.

Ndryshe, kjo është protesta e dytë e organizuar nga grupi “Asnjë Cent ma Shumë”, për të kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës në vend.

LEXO EDHE:

Back to top button