“Here we go” vazhdon edhe për Virxhill van Dajkun

Një lajm tjetër i mirë për tifozët e Liverpulit, ku pas zyrtarizimit të kontratës së re të Mohamed Sallahut, tani është radha e Virxhil van Dajkut.
Gazetari, Fabrizio Romano raporton se mbrojtësi holandez tashmë ka arritur marrëveshje për kontratën e re.
Ai do të nënshkruaj edhe për dy vite të tjera, kontratë e cila skadon me 30 qershor 2027. Sipas tij, skuadra e Liverpulit dhe agjentët e lojtarit tashmë kanë nënshkruar dokumentët për marrëveshjen e arritur, derisa zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejtë./IndeksOnline/