Darya Safai, deputetja belge me origjinë iraniane: NATO nuk lëkundet!
Darya Safai, deputetja belge me origjinë iraniane: NATO nuk lëkundet!

Nato do të vazhdojë të jetë aleancë e fuqishme, edhe pse mund të duket se ka lëkundje për shkak të politikave të Presidentit Trump ndaj aleatëve. Kështu mendon Darya Safai, me origjinë iraniane, por deputete në parlamentin belg, nga partia në pushtet atje Aleanca e Re Flamane.
Znj. Safai thotë se situata gjeopolitike duhet parë si mundësi reflektimi, sipas saj disa here sfidat sjellin dhe mundësi të reja, edhe pse sipas saj aleatët që janë pjesë e NATO-s e dinë e për shkak të sigurisë globale, ata duhet të jenë bashkë.
Këto komente znj. Darya Safai i bëri gjatë një vizite në Shkup, si pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke folur për emisionin “Programi 200” (që transmetohet sot në ora 21:40 në Alsat). Znj. Safai gjithashtu tha se Maqedonia e Veriut, tani që është anëtare e NATO-s, nëse tejkalon sfidat, ajo mund të bëhet shpejtë edhe pjesë e BE-së.