Arteta rrezikon të luajë pa mesfushorin titullar ndaj Real Madridit

Pas fitores 3-0 në “Emirates” në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, skuadra e Arsenalit përgatitet për sfidën e kthimit në “Bernabeu”.
Sipas informacioneve që vijnë nga Londra, trajneri Mikel Arteta rrezikon të mos ketë në dispozicion Tomas Partej, autorin e golit në barazimin 1-1 ndaj Brentford fundjavën e kaluar në kampionat. Partej, i cili të shtunën luajti si një mbrojtës i improvizuar i djathtë, është vënë në dyshim nga Arteta, pasi u zëvendësua i dëmtuar 20 minuta nga fundi.
“Nuk e dimë nëse do të luajë. Presim një vendim përfundimtar nga mjekët që po e monitorojnë dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat. Ai ndjeu diçka, kështu që ne nuk donim të rrezikonim”, tha mes tjerash Arteta.
Mungesa e mundshme e Partey mund të krijojë një dhimbje koke për Artetën pasi Jorginho nuk ishte në gjendje të vazhdonte kur ai pësoi një lëndim në brinjë.