Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, themelohet komisioni verifikues
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, themelohet komisioni verifikues

Është formuar komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Artan Abrashi është zgjedhur kryetar i komisionit për verifikimin e mandateve nga LVV, Përparim Gruda nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, Armend Zemaj, ndërkaq nga Time Kadriaj nga AAK-Nisma.
Raporti do të paraqitet para kuvendit pas 15 minutave pauzë.
Filloi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, atë po e drejton Avni Dehari si deputeti më i vjetër dhe Sala Jashari si deputetja më e re e kësaj përbërje parlamentare.
Në rend dite është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Megjithatë, përveç themelimit të komisionit verifikues dhe betimit të deputetëve, mbetet e pa qartë nëse do të arrihet të zgjidhët kryetari, emrin e të cilit duhet ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje, si parti që ka dal e para në zgjedhje, e për të cilin, kjo parti duhet t’i ketë 61 vota.