Klubi i Mundjes “Shkupi” arkëton 5 medalje nga turneu ndërkombëtar në Paris

Klubi i Mundjes “Shkupi“ ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në turneun ndërkombëtar “Cristo Lutte 2025” në Paris, duke arkëtuar 5 medalje, nga ekspedita me 6 mundës të rinj!
Me medalje të artë nga ky event i madh i mundjes janë shpërblyer: Jusuf Zaimi dhe Bamir Sejfullau.
Medalje e argjendit shkoi për Raonar Ramadanin, ndërsa medalja e bronzit i takoi Zaim Zaimi dhe Harun Memedi, ndërsa Eren Murtazi u ndal në vendin e pestë.
Ekipi KM Shkupi ishte udhëhequr me përkushtim nga Ertan Rexhepi, i cili ka kontribuar në këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe ka drejtuar me shumë kujdes çdo mundës të ekipit.
Drejtuesit e klubit potencojnë se ky është një sukses shumë i madh për klubin nga Çairi, duke e çuar drejt majave të larta të mundjes dhe duke treguar fuqinë dhe talentin e mundësve të rinj në arenën ndërkombëtare
Kujtojmë se në turneun ndërkombëtare morën pjesë shumë shtete si: Franca, Gjermania, Spanja, Italia, Rumania, Molldavia dhe Sllovakia.