Skena mahnitëse në brigjet e Adriatikut, peshkatari kap pamje të peshkaqenit gjigant
Skena mahnitëse në brigjet e Adriatikut, peshkatari kap pamje të peshkaqenit gjigant

Kafshët e rralla janë një nga pamjet më të bukura që mund të shohim, veçanërisht kur e dimë se ato nuk janë të rrezikshme për ne.
Dhe në këtë rast ka qenë një peshkatar që ka parë një peshkaqen gjigant të bukur në det pranë një fshati në bregun lindor të Istrias, Detin Adriatik.
“I kam parë edhe më parë. Ata shpesh vijnë tek ne në këtë kohë të vitit. Jam gjithmonë i lumtur t’i shoh dhe është mirë t’i shikosh duke lëvizur. Ata janë më të mëdhenj sa një varkë, vërtet, por janë të padëmshëm dhe të mrekullueshëm”, ka thënë ai për Jutarnji.
Eksperti vendas Pero Ugarković konfirmoi se ishte me të vërtetë një peshkaqen.
“Pothuajse çdo vit në këtë periudhë të vitit, kjo specie shihet në Adriatik, kryesisht në pjesën veriore”, theksoi Ugarkoviq.