Enrike thyen mallkimin e trajnerëve, PSZH përsërit rekordin

PSZH është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve për të dytin vit radhazi, duke përsëritur kësisoj historitë e edicioneve të viteve 2020 dhe 2021. Në edicionin e vitit 2020 të luajtur në kushtet e pandemisë, PSZH ia doli të shkonte deri në finale, ndërsa një vit më vonë u ndal në turin gjysmëfinal të turneut.

Me kualifikimin përballë Aston Vilës, PSZH ia doli të siguronte katërshen e parë për të dytin vit radhazi, por me një ndryshim thelbësor. Nëse në rastin e mëparshëm ishte fillimisht Tuhel në pankinë e më pas Poketinjo, në këto dy edicione të fundit, parisienët kanë shkuar në katërshen e parë nën drejtimin e të njëjtit trajner, Luis Enrike.

Kështu, spanjolli bëhet i pari trajner që arrin të kualifikojë skuadrën parisiene në dy edicione radhazi mes katër më të mirëve në këtë aktivitet të lakmuar aq shumë nga drejtuesit e klubit.

LEXO EDHE:

Back to top button