Ja arsyeja se përse ju del gjumi shpesh herë natën

Ja arsyeja se përse ju del gjumi shpesh herë natën

Sipas një hulumtimi të Institutit Kombëtar Francez të Fjetjes dhe Vigjilencës, më shumë se 70% e francezëve zgjohen të paktën një herë gjatë natës. Këto nuk janë ndërprerje të zakonshme të gjumit që ndodhin natyrshëm gjatë kalimit nga një fazë në tjetrën, por zgjime që zgjasin disa minuta dhe ndikojnë në cilësinë e pushimit.

Ky fenomen vërehet më shpesh te gratë, të cilat raportojnë se zgjohen më shumë se dy herë gjatë natës. Arsyeja lidhet me stresin e përditshëm, ndryshimet hormonale dhe ndjeshmërinë më të lartë ndaj ngarkesave emocionale.

Sipas një studiuesi në Universitetin e Caen, Damien Daven, edhe situata aktuale globale dhe shoqërore ka ndikim. Sipas tij, stresi që vjen nga ngjarjet politike dhe sociale mund të favorizojë zgjimet gjatë natës dhe pagjumësinë.

Me kalimin e moshës, edhe mënyra se si shpërndahet gjumi ndryshon. Gjumi bëhet më i lehtë dhe ndërpritet më shpesh, megjithatë shkaqet kryesore të këtyre zgjimeve mbeten individuale. Ndikojnë ndjeshëm pasiguria, ankthi dhe mendimet negative.

Për të shmangur zgjimet gjatë natës, ekspertët sugjerojnë të ruhet një orar i rregullt gjumi dhe zgjimi, të bëhet aktivitet fizik i moderuar, të hahet një darkë e lehtë dhe të shmangen pijet me kafeinë, alkooli dhe nikotina. Gjithashtu rekomandohet të shmangen ekranet elektronike përpara gjumit dhe të mbahet dhoma në një temperaturë të rehatshme.

Nëse problemet me gjumin vazhdojnë për një kohë të gjatë, është e nevojshme të kërkohet ndihmë nga specialistë të shëndetit mendor. Si zgjidhje natyrale, mund të përdoren metoda si meditimi, joga, hipnoza ose teknikat e frymëmarrjes për qetësim.

Gjumi cilësor është i rëndësishëm për mirëqenien fizike dhe mendore. Prandaj është e rëndësishme të kuptojmë faktorët që e prishin atë dhe të kujdesemi për zakonet tona të përditshme. Syri.net-iefimerida.

LEXO EDHE:

Back to top button