PSZH-ja e Luis Enrike, kalon rekordin e Milanit të Arigo Saki-t

Paris Sen Zhermeni, me barazimin 1:1 në shtëpi të Nantit, e theu rekordin e Milanit të vitit 1993, i cili në atë kohë udhëhiqej nga Arigo Saki. Ai ekip ëndrrash në fakt ishte ndalur në kuotën e 38 ndeshjeve radhazi pa humbje në udhëtim. Kjo është një arritje historike, që i përfshin pesë ligat më të forta evropiane, pasi askush nuk ka bërë më mirë se trupa e udhëhequr nga Luis Enrike.

Asnjë humbje deri në këtë moment për parisienët, të cilët e festuan tashmë titullin e kampionit falë 24 fitoreve e 6 barazimeve të regjistruara, përfshirë këtu 83 gola të shënuar, statistika këto të pakapshme për Marsejën dhe Monakon.

Gjithçka nisi nga humbja në Monako, më 11 shkurt të vitit 2023 (1:3), ndërsa nga ajo kohë ekipi nga “Parku i Princave” nuk di se çka është humbja në 39 ndeshje radhazi në udhëtim në Ligue 1, përfshirë këtu 30 fitore e 9 barazime. Praktikisht dy vjet e më shumë se dy muaj pa humbur.

“Në fillim nuk ishte një objektiv, por po përmirësohemi dhe kjo është mjaft pozitive”, deklaroi trajneri Luis Enrike për “DAZN”, duke e komentuar këtë arritje historike të ekipit të tij.

LEXO EDHE:

Back to top button