“7 Maji”, Toshkovski theksoi sfidat me të cilat përballet policia
“7 Maji”, Toshkovski theksoi sfidat me të cilat përballet policia

Me rastin e 7 Majit – Ditës së Policisë, ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, shprehu urimet e tij të gjithë oficerëve të policisë në të gjithë vendin, duke theksuar rolin e tyre kyç në sigurimin e sigurisë. Ai gjithashtu i bëri homazh të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme që humbën jetën në krye të detyrës. Në fjalimin e tij në ceremoninë në Qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme në Idrizovë, Toshkovski theksoi sfidat me të cilat përballet policia. Ministri iu referua gjithashtu rezultateve të punës së policisë në periudhën e kaluar, duke theksuar hetimet më të rëndësishme që janë kryer.
“Edhe në muajt e parë të këtij viti, vazhdojmë me dinamikën e njëjtë, para pak kohëve ngritëm padi penale për keqpërdorime në Sistemin për të drejtat sociale dhe invalidore kundër 49 personave. Lidhur me tragjedinë në klubin “Puls” në Koçan, MPB kreu hetim gjithëpërfshirës. Janë ngritur padi penale kundër 70 autorë, mes të cilëve ka ish ministra dhe ministra aktual, kryetar të komunave, udhëheqës, inspektorë, policë dhe bartës tjerë të përgjegjësisë, pa mbrojtje, pa selektim, pa hezitim. Paralelisht me këtë, merremi me përmirësimin e funksionimit të përditshëm, janë aplikuar shërbime të reja digjitale, në vend të radhëve, kemi sjellë efikasitet, po furnizohemi me pajisje të re, uniforma dhe automobila të ri. Projekti “Qytet i sigurt” është më shumë se zgjidhje teknike, është vizion për kulturë në trafik, për jetë për rreth urban me ndjenjë sigurie, ky projekt është bazë për shtet të sigurt në të ardhmen”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm. /Alsat.mk