86% e njerëzve e bëjnë dushin shumë gabim, ja praktikat që duhet të ndiqen
86% e njerëzve e bëjnë dushin shumë gabim, ja praktikat që duhet të ndiqen

Bërja e dushit është një zakon ditor për shumicën e njerëzve, një moment pastërtie, qetësimi dhe përgatitjeje për ditën. Por sipas një studimi të ri të publikuar nga marka e njohur britanike e produkteve për kujdesin personal, Original Source, shumë prej nesh nuk po e bëjmë siç duhet.
Sipas ekspertëve të markës, 86% e njerëzve po bëjnë dushin në mënyrë të gabuar, duke ndjekur një rend të pasaktë në larjen e trupit dhe flokëve.
Sipas ekspertëve, rendi i duhur për të bërë një dush të shëndetshëm dhe efektiv është ky: fillimisht shampoja, më pas balsami dhe në fund xheli i dushit për trupin. Kjo renditje nuk është thjesht për komoditet, por ka një ndikim të drejtpërdrejtë në higjienën dhe shëndetin e lëkurës.
Kur lani flokët në fillim, shpëlani të gjitha mbetjet e shampos dhe balsamit që përndryshe mund të qëndrojnë mbi lëkurë dhe të shkaktojnë acarime, skuqje apo bllokime të poreve. Vetëm pasi të jetë shpëlarë gjithçka nga koka, është koha e duhur për të përdorur xhelin e dushit në trup, i cili e pastron lëkurën dhe largon çdo mbetje të mundshme nga produktet e flokëve.
Për të mbështetur këtë zbulim, Original Source zhvilloi një anketë me 2,000 britanikë. Rezultatet treguan se vetëm 14% e të anketuarve ndjekin rendin e rekomanduar. Pjesa më e madhe e njerëzve, rreth 44%, e fillojnë dushin me xhel për trupin dhe më pas kujdesen për flokët, ndërsa 22% ndjekin një rend pothuajse të saktë, por lënë balsamin për në fund, pasi kanë larë edhe trupin. Më të çuditshmit janë ata që nisin me balsam dhe përfundojnë me shampon, ose ata që përdorin xhelin e dushit mes dy produkteve të flokëve.
Menaxherja e produktit në Original Source, Alice Plimmer, shpjegon se dushi nuk është vetëm një mënyrë për të hequr papastërtitë. Sipas saj, “të bësh një dush siç duhet është një mënyrë për të filluar ditën me energji dhe qartësi. Një dush i organizuar mirë ndihmon jo vetëm trupin, por edhe mendjen. Dhe nëse përdorni produkte me përbërës 100% natyralë, aroma e tyre mund të ketë edhe efekt rigjallërues.”
Në të njëjtën kohë, një tjetër studim i publikuar nga Universiteti i Surrey-t tregoi se kohëzgjatja mesatare e një dushi në Britaninë e Madhe është 6.7 minuta, një rezultat i arritur pas monitorimit të fshehtë të dushit të 290 studentëve për 39 javë. Profesori që drejtoi studimin, Ëalker, vuri në dukje se kjo kohë ka të ngjarë të jetë më e gjatë për popullatën e përgjithshme, pasi një matje më e hershme tregonte një kohëzgjatje mesatare prej 10.8 minutash për qytetarët britanikë në përgjithësi. Syri.net-newsbomb.gr