Vetëm 16 minuta në disavantazh në 14 ndeshje të Ligës së Kampionëve

Gjashtë minuta në “San Siro” kundër Barcelonës para golit të barazimit të Açerbit, 6 minuta në ndeshjen e kthimit në shtëpi kundër Bajern Munihut dhe vetëm 4 minuta në Leverkuzen (në humbjen e vetme), skuadra e Simone Inzgait ishte në disavantazh.

Në 14 ndeshjet e luajtura deri më tani këtë sezon në Ligën e Kampionëve (1260 minuta në total duke përjashtuar kohën shtesë) skuadra zikaltër ka qenë në disavantazh vetëm për 16 minuta në total.

Një fakt apo statistikë sensacionale, që dëshmon për rrugën e mrekullueshme që i çoi të besuarit e trajnerit Simone Inzaghi në finalen e Munihut. Jo rastësisht Interi mbetet një nga ekipet që ka pësuar më pak gola në këtë edicion.

LEXO EDHE:

Back to top button